Ditët e fundit është e vështirë të mos qarkullojë lajme për Justin Bieber, Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin. Të mërkurën këngëtari kanadez është fotografuar në momente intime në pishinën e rezidencës së tij në Los Anxheles me Hailey, vetëm një ditë pasi u pa në kopshtin e së njëjtës shtëpi me mikeshën tjetër, Kendall Jenner.
Por pavarësisht gjithë këtyre, Bieber ka mohuar zërat që herë flasin për një romancë mes tij dhe Kendall dhe mes tij dhe Hailey.
TMZ duke cituar burime nga një i afërm i këngëtarit shkruan, se Justin nuk është lidhur as me Hailey apo Kendall, por janë që të tre miq shumë të mirë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: