SHBA – Justin Bieber dhe Selena Gomez janë ndarë dhe janë ribashkuar disa herë. Vitin e kaluar çifti i është rikthyer lidhjes së tyre të dashurisë, pavarësisht kritikave të shumta nga ana e familjes së këngëtares, të cilët nuk e pranojnë Justin.

selena-1_8030-1

Në një qoshe, si një çift tipik i dashuruar, por që nuk dëshiron që t’i zbulojnë të tjerët. Çifti i famshëm edhe pse kanë kohë që janë rikthyer së bashku, sërish nuk e kanë bërë publike lidhjen e tyre.

Me siguri dyshja e famshme duan që ta shijojnë në privatësi dashurinë e tyre. Ndërsa në një video të publikuar në Twitter nga vetë Justin shihet ky i fundit duke ecur dorë për dore me Selena Gomez.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb