Juve-Napoli, sfida që pritët të thotë shumë rreth titullit kampion, parashikohet të jetë një ndeshje spektakolare. 14 fitore radhazi të bardhezinjve kundër 8 të bluve të Sarrit. Mbrojtja më e mirë e kampionatit me 15 gola të pësuar në 24 ndeshje, ajo e Allegrit, kundër sulmit më të mirë me 53 gola të shënuar, 24 të shënuar vetëm nga Higuain.

Në “San Paolo” është një Napoli për rekorde, 10 fitore nga 12 ndeshje të zhvilluara. Juve vjen në një version të frikshëm në këtë sfidë, 14 fitore radhazi, rekordi i Interit në sezonin 2006/07 është në shënjestër. Gigi Buffon është një mur i vërtetë, 5 ndeshje radhazi pa pësuar gol.

Këto janë vetëm disa statistika për të kuptuar se çfarë ndeshje na pret të shtunën. 2 pikë diferencë që kanë dy skuadrat e bëjnë edhe më të ethshme garën në një kohë kur Sarri nuk firmos për një barazim. Juve-Napoli vjen këtë të shtunë në versionin “El Clasico”, një sfidë që pritet të vendos se në çfarë drejtimi shkon këtë sezon titulli kampion në Serie A.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb