Takimi i fundit i javës në Seri A mes Cagliari-t dhe Juventusit, ka përfunduar në favor të miqve me rezultatin 0-2. Kampionët e Italisë kanë bërë detyrën duke marrë trepikëshin e rradhës falë dy golave të Higuain.

Argjentinasi rrjetën e parë e realizoi në minutën e 37 duke kaluar bardhezinjtë për herë të parë në avantazh. Më pas, 10 minuta nga goli i parë, do të vinte edhe i dyti nga i njëjti autor. Reagime të dobëta nga të zotët e shtëpisë që do të firmosnin kapitullimin në minutën e 67-të pas kartonit të kuq të marrë nga Barella.

Juventus me këtë fitore vazhdon të kryesojë Seria A e qetë me 60-të pikë, 7-të më shumë se ndjekësit më të afërt, Roma. Ndërsa Cagliari mban pozicionin e 15-të me 27-të pikë, duke mos rrezikuar përsa i përket zbritjes nga kategoria, i shkëputur me 13-të pikë nga vendi i 17-të.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb