Juventus bëri një nga lëvizjet më të mira verën e kaluar në merkato duke marrë në formë huazimi me të drejtë blerje brazilian e Bayern Mynchen, Dauglas Costa.

27-vjeçari në Itali është përshtatur mirë dhe është bërë i rëndësishëm për Juventusin, ndaj edhe bardhezinjtë kanë konfirmuar atë që Karl-Heinz Rummenigge e kishte thënë që prej nëntorit të kaluar, do ta blejnë përfundimisht.

Juventus do të paguajë 46 milionë euro, konfirmon drejtori Juventus Giuseppe Marotta. Kjo e bën brazilianin shitjen rekord të bavarezëve.

Costa u ble në verën e 2015 nga Shakhtar Donetsk për 30 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë deri në 2020. Në korrik të 2017, ai është transferuar në formë huazimi tek Juventus.

Tani gjithçka është mbaruar, braziliani nuk do të rikthehet në Gjermani por do të vazhdojë aventurën e nisur mirë tek Juventus.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb