Mbase sepse goli i tij në fund nuk kishte vlerë, por humbja kundër Barcelonës i djeg edhe më shumë Alvaro Moratas: “Janë ditë shumë të vështira. Fanella e Barcelonës? Nuk e shkëmbeva me asnjë pasi nuk doja asnjë kujtim nga ajo natë. Nuk do shoh as fanellën time, pasi ja dhurova një personi të dashur. Të humbasësh një finalë në Champions League është shumë e dhimbshme, vijon më tej sulmuesi spanjoll, por në aspektin personal kam fituar shumë. Real Madrid? Nuk varet nga unë, ndihem mirë tek Juventus, jam shumë i lumtur që luaj këtu.”

(e.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb