Mes kontestimesh të shumta u mbyll ndeshja e parë gjysmëfinale për Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Napolit, ku “Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin 3-1, por ka pretendime nga ana e Napolit se dy penalltitë e akorduara për Juventusin nuk ishin, gjithashtu pretendojnë dhe një penallti të pa dhënë për to nga një ndërhyrje ndaj Raul Albiol. I pari që ka reaguar pas ndeshjes ka qenë portieri Pepe Reina, i cili tha se ndërhyrja ndaj Juan Cuadrado nuk ishte penallti dhe se gjyqtari e vendosi ndeshjen me vendimet e tij.
“Kishim një pjesë të patë të mirë, e shpartalluam Juventusin në pjesën e parë dhe bëmë shumë mirë punën tonë. Në pjesën e dytë incidentet ndryshuan gjithçka. Rezultati ndryshoi nga vendimet e gjyqtarit, në pjesën e dytë luajti ai, skishte më ndeshje. Kjo është e gjitha. Çfarë të bëjë të zhdukem? Si e pashë unë, e preka topin, ai duhet të kërcejë ose të largohet. Njerëzit nuk po flasin për penalltinë që ishte për Albiol. Ajo ishe më penallti se kjo e Cuadrados. Rezultati final ndryshoi nga vendimet e gjyqtarit. Kjo është ajo që mund të them”, ka thënë Reina pas përfundimit të ndeshjes.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb