Nuk ka më dyshime, pasuesi i Buffon te Juventusi do të jetë një tjetër italian, Mattia Perin.

25-vjeçari mbërriti sot në “J Medical” për t’ju nënshtruar testeve fizike dhe pasi gjithçka shkoi mirë ka firmosur kontratën me bardhezinjtë. Ish-portieri i Genoa do të qëndrojë në Torino së paku deri më 2022.

Ndërkohë nuk bëhet e ditur shumë që ka shpenzuar Juventusi për shërbimet e lojtarit si dhe paga që Perin do të përfitojë te ‘zonja e vjetër’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb