“Uefa Champions League” rikthehet sonte pas gati dy muaj pushim me fazën më interesante të saj, atë me eliminim direkt.

City i Guardiolës duket mjaft i favorizuar në përballjen kundër Bazel dhe si rrjedhojë dueli tjetër i mbrëmjes Juventus-Tottenham pritet të mbërthejë para ekranit shumë telespektatorë.

I vetmi ekip italian i cili mund të bëjë mirë në këtë kompeticion vjen i ‘përgjysmuar’ pas mungesave të shumta që ka pothuajse në çdo repart. Juventus-it do t’i mungojnë Bargzali dhe Hoëedes në mbrojtje, Matuidi në mesfushë dhe Dybala e Cuadrado në sulm.

Mediat italiane raportojnë se tekniku Allegri i ka bërë të gjitha zëvendësimet dhe sonte pritet të hedhë në fushë këtë 11-she: Buffon, De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro, Khedira, Pjanic, Bernardeschi, Mandzukic, Douglas Costa, Higuain.

Nga ana tjetër te ‘spursat’ e Tottenham mungesa e vetme do të jetë mbrojtësi belg Toby Alderweireld.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: