Faza e tretë e kampionatit pritet të nisë më 29-të janar pasi pak ditë më parë FSHF-ja vendosi ta shtyrte atë me 1 javë pas kërkesës së klubeve. Gjithsesi në pritje të fazës së tretë, le t’i hedhim një sy dy të parave, ku FSHF pak kohë më parë ka publikuar 10-të golat më të bukur në këto 18-të takime të luajtura deri më tani.

Është e vërtetë që në këto takime ka patur pak gola të shënuar, por nga ato pak, ka patur edhe nga ato që kanë pasur shumë klas. Kjo video tregon se futbollistë të ndryshëm në kampionatin shqiptar, të paktën në mënyrën e ekzekutimit, nuk kanë shumë dallim me të huajt që luajnë kudo në botë.

Golat
1-Donjet Shkodra (Flamurtari)
2-Donjet Shkodra (Flamurtari)
3-Merveile (Tirana)
4-Dejvi Bregu (Luftëtari)
5-Lushtaku (Kukësi)
6-Lorenc Trashi (Partizani)
7-Abazaj (Luftëtari)
8-Idriz Batha (Partizani)
9-Afrim Taku (Tirana)
10-Idriz Batha (Partizani)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb