“El Mundo Deportivo” ka shkruar se Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë nisur garën për të marrë shërbimin e talentit të Santos, Rodrygo.

17-vjeçari, i cili konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian, ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Santos dhe kampionët e Anglisë, Spanjës dhe Francës po mendojnë seriozisht të investojnë për të.

Real Madrid fitoi garën për të marrë Vinicius Junior, i cili firmosi për “Los Blancos” që kur ishte 16 vjeç dhe klubit Flamengo i shkuan 40 milionë euro, ndërsa tani ka nisur gara e ethshme për Rodrygo, i lindur në vitin 2001, për të cilin flitet se është edhe më i mirë se Neymar kur ishte në moshën e tij.

Ai ka shënuar pesë gola me Santos dhe bëhet futbollisti i dytë më i ri që arrin këtë shifër, pas Pele, edhe më shpejt se Neymar apo Robinho./telesport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb