Xhani De Biasi ka qenë një emër i lakuar për të marrë drejtimin e Italisë para kualifikueseve të Boëtrorit, por në atë kohë u zgjodh Ventura i cili dështoi ta dërgonte skuadrën në Kupën e Botës në Rusi.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare prej nëntorit vijon pushimet e gjata pas shakrimit nga stoli i Deportivo Alaves, megjithatë mrekullia e realizuar me kuqezinjtë vijon të jetë një kartëvizitë mjaft tërheqëse

Së fundmi jo vetëm flitet por ka kontakte reale që De Biasi të marrë drejtimin e Italisë.

Tashmë që të kaltrit dështuan duke mos u kualifikuar në Kupën e Botës, në krye insititucionit që drejton futbollin në Gadishullin Apenin nuk është më Tavecchio, por presidenti i përkohshëm, Roberto Fabriccini. Ky i fundit ia ka lënë në dorë zgjedhjen e trajnerit të ri zv.presdientit, Alessandro Costacurta.

Pikërisht ish-mbrojtësi i MIlanit, i ftuar në një studio televizive në Itali, ku ka qënë së bashku me De Biasin, e ka drejtuar gishtin nga ish-tekniku i kuqezinjve si një prej alternativave të mundshme për stolin e kombëtares 4 herë kampione e botës.

Natyrisht De Biasi nuk është në majën e listës së dëshirave, pasi aty qëndrojnë emra më të njohur si Antonio Conte, Roberto Mancini e Carlo Ancelotti, teksa një hipotezë e realizueshme është edhe ajo e trajnerit aktual Giggi Di Biaggio, megjithatë e rëndësishme është që 61-vjeçari nga Samede është pjesë e kandidaturave. Thuhet që treni i ëndrrave nuk kalon dy herë, ndoshta De Biasi do ta përgënjeshtrojë këtë thënie.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb