Ergys Kaçe e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij me Panathinaikosin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rrëmbyer zemrën e tifozëve grekë, të cilët e kanë vlerësuar si një nga më të mirin në ndeshjen e fituar ndaj Larisës. “Jemi shumë të lumtur me fitoren e arritur kundër Larisës. Ne duam të vazhdojmë në të njëjtën rrugë edhe në ndeshjet e ardhshme.

Kemi një sfidë të vështirë përpara, por duhet të punojmë. Duhet të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur si skuadër”, tha fillimisht Kaçe. Ai tregoi edhe sekretin e fitores. “Tani besoj se i dimë cilat janë problemet tona dhe po bëjmë gjithçka për t’i kaluar ato. Çelësi i fitores ndaj Larisës ishte loja në grup dhe ekipi i bashkuar. Këtë e treguam edhe në fushën e lojës. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar për t’u përshtatur sa më mirë. Janë djem shumë të mirë dhe unë e gjeta veten i rrethuar nga njerëz pozitivë”, përfundoi Kaçe.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kace-rrefen-panathinaikosin-ju-tregoj-si-me-kane-pritur-greket/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: