Miliona njerëz në të gjithë botën preferojnë më shumë kafen se çdo pije tjetër. Por, përveçse është një pije shumë popullore, ajo ka edhe shumë përdorime të tjera jashtë kuzhine.
Më poshtë do të gjeni disa përdorime interesante të kafes, si maskë për flokë apo për zbehjen e shenjave të celulitit.

Maskë për flokët

Kafja ka një sërë përdorimesh bukurie. Përveç fytyrës, ajo funksionon më së mirë edhe për flokët. Jo vetëm u jep shkëlqim, por kafeina është një trajtim i mirë gjithashtu edhe për rënien e flokëve. Për ta përdorur kafen si produkt për kujdesin e flokëve, duhet:

Përzieni kafen me ujë dhe zijeni, sasia duhet e mjaftueshme sa për të mbuluar të gjitha flokët.
Lëreni të ftohet dhe më pas e aplikoni në flokë, duke e masazhuar skalpin.
Lëreni për 20 minuta dhe më pas i lani flokët.
Mund ta përdorni këtë trajtim 1 herë në javë.

Largoni erërat e këqija nga frigoriferi

Kafja mund të absorbojë aromat e forta në frigorifer (të peshkut apo ushqimeve pikante). Vendosni një filxhan kafe në frigorifer për të balancuar të gjitha aromat.

Trajtim kundër celulitit

Pjesa më e madhe e kremrave kundër celulitit kanë një përbërës të përbashkët: kafeinën. Problemi është se të gjitha këto janë paksa të shtrenjta, kështu, nëse keni kafe në shtëpi, përse mos ta përgatisni vetë trajtimin kundër celulitit. Përzieni llumin e kafes me vaj kokosi, e aplikoni në pjesët ku keni celulit dhe masazhojeni në formë rrethore për disa minuta.

Maskë për fytyrën

Kokrrat e kafes largojnë qelizat e vdekura të lëkurës dhe kanë veti antiplakje falë përmbajtjes së lartë në antioksidues. Prandaj ato janë ndër produktet më të mira për lëurën. Mund t’i përdorni ato për maska të ndryshme për lëkurën.

Si për shembull:Përzieni kafen me vaj ulliri deri sa të bëhet një masë homogjene. E aplikoni në fytyrë dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Më pas e lani fytyrën me ujë të vakët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: