Që prania e kafshëve në shtëpi është një terapi më vete, kjo nuk ka dyshim, por të flesh me ta në shtrat është një pyetje më vete e cila gjeneron jo pak debat ! Shkencëtaret kanë dalë në përfundimin se duhet t’i lejojmë kafshët në shtrat dhe përmes sondazheve mësojmë se mbi 60% e njerëzve që kanë kafshë në shtëpi i lejojnë ato në shtrat. Studimet e fundit kanë dokumentuar një sërë efektesh pozitive që kafshët mund të ketë mbi ne.

Kafshët besohen se janë burim shqetësimi në krevat, por kjo është e gabuar.

71% e pjesëmarrësve në një studim raportuan se përkëdhelja me kafshët e tyre i ndihmon ata të flenë më shpejtë. Hulumtuesit dolën në përfundimin se prania e një kafshe në krevat rrit ndenjën e kënaqësië dhe relaksimit mendor dhe fizik. Megjithatë, është e rënësishme të ndiqen këshillat e mëposhtme në mënyrë që fjetja me kafshët të jetë harmonike dhe mos të shoqërohet me asnjë shqetësim.

Disa patogjenë dhe sëmundje të kafshëve mund të transmetohen tek njerëzit ndaj sigurohuni që kafshët të jenë tejet të pastra para se të futen në krevatin tuaj.

Mos harroni t’u tregoni kush është “shefi” në të kundërt do të flini në cep të krevatit teksa kafsha juaj do te zërë më shumë se gjysmën e krevatit. Disa efekte pozitive

Ju mbajnë ngrohtë

Nxehtësia që lëshon gëzofi i qenve e i maceve do t’ju mbajë aq ngrohtë saqë do të përqafoni kafshët dhe jo partnerin.

Ju largojnë stresin

Emocionet e tyre, dashuria e pakushtëzuar dhe besnikëria e tyre do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të harroni çdo problem në momentin kur ju jeni me ata. Qentë mund të kuptojnë kur ju jeni nën presion, i trishtuar, apo të zemëruar. Ata do të bëjnë çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni më mirë.

Të bëjnë të ndjeheni më të sigurt

Kjo është jashtëzakonisht e dobishme për ata që jetojnë vetëm në shtëpi.

Prania e qenit tuaj do të rritë shpirtin tuaj dhe të bëjë që ju të harrojmë për çdo gjë rreth jush.

Fjetja me qenin përmirëson humorin tuaj dhe cilësinë e gjumit.

Vetëm duke dëgjuar frymëmarrjen e tij do të ndjeni qetësi shpirtërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb