Ish-fituesi i “Topit të Artë”, Ricardo Leite Kaka, është bërë protagonist i një episodi shumë të veçantë në takimin që skuadra e tij në kampionatin amerikan, Orlando City, luajti kundër New York Red Bulls në shtëpinë e kësaj të fundit.

Në mitutat shtesë të takimit, pas një ndërhyrje të ashpër futbollistët e dy skuadrave shtyhen me njëri-tjetrin. Për të qetësuar situatën përfshihet edhe Kaka i cili më pas duke bërë shaka me ish-shokun e skuadrës në Florida, Collins, i vendos duart në fytyrë.

Arbitri pas pa në monitor të gjithë episodin falë teknologjisë “VAR”, për habinë e të gjithëve, e ndëshkoi me karton të kuq për gjestin brazilianin dhe ky vendim shkaktoi polemika.

Kaka dhe Collin u munduan t’i shpjegonin episodin, duke i thënë arbitrit se po bënin shaka, por vendimi tashmë ishte marrë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: