Ricardo Kaka i ka dhënë fund aventurës së tij që zgjat prej 3 sezonesh në kampionatin amerikan. Ashtu siç kishte deklaruar më parë, futbollisti i fundit që ka fituar një “Top të Artë” para Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t, ka luajtur mbrëmë sfidën e fundit me skuadrën e Orlando City-t.

Në përfundim të ndeshjes 35-vjeçari u pa i përlotur në fushën e lojës. Për mediat ai deklaroi: “E kisha të vështirë të luaja. Gjatë ndeshjes më kalonin shumë mendime në kokë dhe e kisha të vështirë të përqendrohesha. Ishte një ndeshje e veçantë dhe doja ta mbyllja me një fitore. Dua t’i them faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur gjatë këtyre tre viteve të mrekullueshme. Unë po largohem, por e di se këtu kam shumë miq të mirë.”

Nothing but love and thanks to this guy. #ThankYouKaka

A post shared by Orlando City SC (@orlandocitysc) on

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb