Kakavijë- Është arrestuar në doganën greke një shqiptar i kërkuar nga autoritetet helene. Shqiptari i arrestuar 56-vjeç kishte kaluar doganën shqiptare dhe më pas është ndaluar në atë greke. Ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Athinës për “trafik lëndësh narkotike”. Identiteti i shqiptarit të arrestuar akoma nuk është bërë i ditur, deri ne një njoftim zyrtar nga policia greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: