GJIROKASTËR- Rreth 550 gram lëndë narkotike heroinë është zbuluar e sekuestruar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavisë, ndërsa dy persona kanë rënë në pranga. Sipas të dhënave zyrtare, droga u gjet në shasinë e mjetit tip “Volkswagen” me targa FR 7297 C që drejtohet nga shtetasi Luan Bakiaj, 57 vjeç.

Menjëherë pas kontrollit ku efektivët e pikës kufitare kanë hasur heroinën është njoftuar policia e Gjirokastrës, e cila ka kryer ndalimin dhe më pas arrestimin e drejtuesit të mjetit, Luan Bakiaj dhe pasagjerit, 32-vjeçarit me iniciale M.A. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe materialet i janë referuar organit të akuzës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: