Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth një orë më parë në aksin Rinas-Kashar. 3 automjete janë përfshirë në aksident, mes tyre një makinë e tipit “Ford”, një automjet tip “Golf” dhe një furgon tip “Benz”.

“Kam pa tmerr 15 minuta!” raportime rrëqethëse nga aksidenti i rëndë në Rinas on Vidnews.

Sipas informacioneve zyrtare, 6 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve dy makina janë ndarë më dysh.

“2 makina jane ndare ne dysh, isha ne momentin qe u be aksidenti kam pa tmerr 15 minuta nuk kishte ambulance u vonua shume, shikojini si jane shtrire…”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: