Dizajnuesit, si pjesë e misionit për dërgimin e makinave motorike në pjesë të izoluara të botës në shtetet në zhvillim, kanë krijuar një kamion i cili mund të dërgohet pjesë- pjesë e të montohet si të ishte karrige apo shtrat i Ikea.

I krijuar nga ‘The Global Vehicle Trust’ (GVT) e ‘F1 design’, në bashkëpunim me Shell e Ox Truck, ky kamion është zbuluar fillimisht në vitin 2016, transmeton koha.net.

Ndërsa tani është prezantuar i gatshëm për tu shitur e dërguar në Indi, më vonë gjatë këtij viti.

Ky kamion mund të mbaj peshë deri në 1,900 kilogramë, që është pothuajse 2 herë më shumë se sa një kamion standard i përmasave të tij.
k
Kamioni ka kapacitet që të zë 13 persona, e është ia aftë për terrene të vështira, për bartje të materialeve ndërtimore e gjëra të tjera në rrugë të pa qasshme për vetura normale në lokacione të largëta.
k1
Qëllimi i këtij projekti është që të rrisin qasjen në automjete funksionale e mbi të gjitha të lira në vendet në zhvillim.
k2
Tani për tani vetëm 20 për qind e popullsisë në botë kanë qasje në çfarëdo mënyre në vetura apo automjete të tjera motorike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb