TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmeve në media se në Shqipëri mund të ngrihej një qendër rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS si dhe deklaratës së institucionit të kryeministrisë që u shpreh se bëhet fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se Ramës i është mbyllur goja sepse ja tha vetë kryeministrit bullgar se në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit.

Statusi i plotë:
Pse bedelet e qeverise genjejne trashe per qendren e koordinimit te ish-ave te ISIS?
Te thuash qe kjo qeveri u cmend e tera nuk eshte lajm.Eshte e qarte qe te zene ne faj per qendren e kordinimit te ish luftetareve te ISIS Shqiperi,kane filluar perkthimet nga shqipja ne shqip.
Keta jane kaq te trashe sa po na tregojne qe ka dy gjuhe shqipe nje te qeverise dhe nje te popullit.
E bukur fare kjo, kryeministrit tone ja thote ne sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vete qe ishte 50 cm larg Borisovit,por i japin keta bedelët, se kryeministrit i eshte zene goja dhe s’ja mban te flase vete.
Per keta bedelet me shqipe te cale po jua veme prap ta lexojne ç’ka thene z.Borisov pasi me paturpesine dhe marrinë e tyre duan ta ngaterrojne edhe ate.Lexojeni:
“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: