Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, kundërshton hapur idenë e krijimit të kampeve të refugjatëve në vendet e Ballkanit në prag të krizës së migracionit. “Unë paralajmërova valën e parë në vitin 2015, që vendet në rajon që nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për refugjatët”, tha Hahn gjatë një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel”.

Hahn me qëndrimin e tij ka dalë kundër deklaratave të kancelarit austriak Sebastian Kurz. “Po, ka përpjekje që të krijojmë qendra mbrojtëse jashtë Evropës, ku mund të strehojmë refugjatë, ku mund të sigurojmë mbrojtje, por në të njëjtën kohë jo jetë më të mirë në Evropën Qendrore”, tha Kurz.

Prej kohësh po qarkullon lajmi se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për refugjatët, ish-terroristë të ISIS. Kjo solli reagime të ashpra, ku opozita iu kundërvu qeverisë. Por kryeministri Edi Rama në një intervistë hodhi poshtë zërat se në vendin tonë do ndërtohej një kamp.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: