TIRANE- Dëshmi rrëqethëse vijnë nga i mbijetuari i Kampit të Tepelenës, Simon Mirakaj. Në rrëfimin në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, Mirakaj tregon rreth vuajtjeve të nënave që shihnin fëmijët e tyre të torturoheshin.

“Mbaj mend dy fëmijë të cilët u shtrinë barkas nën tela për të gjetur ndonjë frutë, gorricë ose dardha. Në momentin që fëmijët u ngritën u pikasën nga policia. Policia i kapi fëmijët dhe i lidhi në një shtyllë. I mbajti gjithë natën deri në mëngjes. Ata qanin të dy sepse i vendosnin afër çezmës dhe aty frynte. Edhe sot e kam kujën e tyre në vesh kur thërrisnin “Oj nanë po na hanë shtrigat”, pohoi Simon Mirakaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: