Vjen si debutuese në Superligë, por ndeshja pas ndeshja Kamza po tregon se ka pretendime më shumë sesa qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar. Pasi mundi Partizanin, barazoi kundër Kukësit e Skënderbeut, sot Kamza ka arritur të fitojë me përmbysje 2-1 kundër Lushnjës për javën e 12 të Superligës.

Takimi u zhbllokua në minutën e 6-t nga miqtë me autor Cankën para se fillimisht Plaku të barazonte shifrat dhe më pas Raçiç ti përmbyste ato. Të 3 golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk pati ndryshim rezultati.


Pas 12 javësh kampionat, Kamza renditet në vendin e 4-t me 20-t pikë, ndërsa Luftëtari mbetet i fundit me 5-s pikë. Kujtojmë që lushnjarët ndryshuan teknik pak javë më parë, por me ardhjen si numër 1 në pankinë të Hysen Dedjës kanë marrë 4 humbje radhazi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: