Kamza ia ka arritur të marrë pikën e parë në Kategorinë Superiore pasi sot ka siguruar një barazim 1-1 kundër Skënderbeut në fushën e tyre.

Korçarët pas humbjes në Kiev kundër Dinamos për “Europa League” shpresonin të gjenin ngushëllim në kampionat, por debutuesit e kamzës nuk ia kanë dhënë këtë kënaqësi. Ndonëse Skënderbeu kaloi i pari në avantazh në minutën e 29-të falë Donjet Shkodrës, vendasit barazun shifrat në minutën e 67-të me anë të Rezit.


Kamza në këtë mënyrë merr pikën e parë në kampionat pas 2 javësh duke u renditur përkohësisht e 8-ta. Ndërsa Skënderbeu i cili ka siguruar 4 pikë mban vendin e dytë, por mund ta humbasë në rast të një fitoreje të thellë të Partizanit kundër Kukësit në takimin e fundit të javës që luhet në orën 19:00.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: