Gianpiero Ventura u shkarkuar pak ditë më parë nga posti i trajnerit të Italisë pas dështimit historik për të kualifikuar skuadrën në Botërorin “Rusi 2018”. Ai nuk pranoi të jepte dorëheqjen menjëherë pas disfatës me Suedinë pasi një ndërprerje e njëanshme e kontratës nga federata do bënte që në llogarinë e tij të derdheshin 800 mijë euro. Dhe kështu ndodhi.

Tanimë përpos këtij fakti në mediat italiane po përflitet për zëvendësuesit ku ish-trajneri i Milan, Chelsea, Real Madrid e të tjerë klube, Carlo Ancheloti dhe Reborto Mancini janë kandidatët më të pëlqyer nga publiku. Ky i fundit, Mancini, në një intevistë së fundmi ka deklaruar se për momentin nuk është i interesuar të drejtojë Kombëtaren.

“Si shumë bashkatdhetarë, edhe unë kam ëndërruar ta shihja Italinë në Kupën e Botës në Rusi. Jam trishtuar shumë kur kam parë që Italia u eliminua. Nuk jam i befasuar që emri im është në listë. Por, jam i lumtur në Zenit dhe nuk e mendoj kombëtaren”, ka thënë Mancini për Match TV.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb