TIRANE-Kandidates së Partisë Socialiste për Urën Vajgurore, Juliana Memaj, i kanë rënë të fikët sot në podium, teksa ka qenë e pranishme në aktivitetin e mazhorancës e cila po prezanton kandidatët e saj për 61 bashkitë e vendit.

Nga burimet e Gazetës Panorama, thuhet se ajo është përmendur me ujë nga të pranishmit. Më pas ka mbërritur edhe ambulanca dhe e kanë shoqëruar për në ambientet spitalore të kryeqytetit. Siç duket edhe në fotografitë e siguruara nga “Panorama”, Memaj shoqërohet nga sekretarja e shefit të Qerveisë, për të zbritur shkallët e podiumit në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillohej aktiviteti.

Panorama shkruan se edhe ish¬deputetja për Roskovecin, Majlinda Bufi, u largua dy herë nga skena, pasi mendohet se ka pasur shenja debulese. Shqetësime ka pasur edhe kandidatja e Gramshit, Luljeta Dollani, e cila megjithatë nuk u largua nga salla.
Të gjithë kandidatët kanë qëndruar për rreth një orë në skenë duke pritr të mbaronin të gjitha fjalimet, një zgjedhje që duket se nuk ka rezultuar e gjetur. Pasi ka qenë tepër rraskapitëse, duke ndikuar në gjendjen shëndetësore të të pranishmëve.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: