TIRANE-Partia Socialiste ende nuk ka vendos se kë do kandidojë për garën e Tiranës. Pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara , kryesocialisti Rama është takuar pasditen e së martës për këtë cështje me një grup të vogël deputetësh dhe ministrash në Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë ministrat Lindita Nikolla, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, dhe Erion Veliaj.

Ky i fundit, është emri më i përfolur si kandidati më potencial në garën për Bashkinë e Tiranës, bashkë me Blendi Klosin sekretarin organizativ i partisë. Në takim kanë qenë edhe deputetët Taulant Balla dhe Eduard Shalsi si dhe kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi. Nga biseda që mësohet se ka zgjatur për rreth 60 minuta, nuk është dalë me asnjë emër konkret për kandidatin që do të garojë në kryeqytet. Gjasat janë që në mes të kësaj jave të majtët të bëjnë publike kandidatin zyrtar për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që më parë emri do të diskutohet edhe në tryezën e aleatëve.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: