Kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e QSUT-së, pasi ka pësuar hemorragji cerebrale. Gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë, ndërkohë që nga familja e tij vjen një apel për ndihmë. Bashkëshortja e artistit, spikerja e njohur ikonë e ekranit shqiptar, Tefta Radi ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shtetërore për ta dërguar jashtë shtetit për një mjekim më të specializuar.

“Gjëndja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësit për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë”, tha mes lotësh Tefta Radi e kontaktuar nga Ora News.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi sot për “BalkanWeb” se mjekët e urgjencës së re ku ndodhet kantautori kanë pohuar se Radi është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë. Mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit.

Lajmi për gjendjen e artistit të njohur shqiptar, 67 vjeç ishte i papritur për publikun shqiptar pasi më herët nuk është raportuar që ai të vuante nga ndonjë sëmundje. Francesk Radi shihet si një Adriano Celentano shqiptar dhe ka bërë histori me këngët dhe mënyrën e tij të veçantë të interpretimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb