ELBASAN- Numri i madh i tifozëve, jo vetëm brenda stadiumit Elbasan Arena por edhe në rrugët e qytetit ka sjellë kaos dhe trafik të rënduar në rrugët e Elbasanit.

Akset hyrëse dhe dalëse janë ato më problematiket. Ndërkohë që policia është vënë në dispozicion të grupit të studentëve serb që ishin në stadium duke i shoqëruar ata drejt Tiranës. Po kështu forcat speciale shoqërojnë ekipin serb drejt Rinasit. Përveç trafikut, nuk është evidentuar asnjë problem tjetër. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: