Dy raste trafiku droge janë goditur ditën e sotme në Janinë të Greqisë, dhe në të dyja rastet ka pasur të përfshirë shqiptarë. Rreth 30 kg marijuanë u sekuestrua në kryqëzimin e Delvinaqit. Sasia e drogës u gjet në mjetin e një 21-vjeçari shqiptar dhe ishte e ndarë në 30 pako.

Po ashtu më herët rreth 128 kg marijuanë janë sekuestruan në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme. Operacioni ndodhi në Pogon të Janinës nga policia greke. Autoritetet fqinje ndaluan dy automjete, njëra prej të cilave bënte kontrollin e rrugës ndërsa tjetra ishte e ngarkuar me drogë.

Në mjetin me drogë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 128 kg e 200 gram marijuanë.

Ndërkohë burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në pranga ranë dy persona, një 33-vjeçar shqiptar dhe një shtetas grek.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: