GREQI- Policia helene ka kapur një tjetër sasi droge të ardhur nga Shqipëria. Sipas raportimeve bëhet fjalë për 142 kg marijuanë të kapur gjatë një operacioni nga policia greke në Aetopetra, Janinë.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 20-vjeçar shqiptar. Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën 6 çanta që përmbanin 107 pako me 142 kg e 50 gram marijuanë. Po kështu shqiptarit iu sekuestruar edhe 100 euro dhe 2 celularë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: