GREQI- Policia helene ka sekuestruar 22 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar dhe ka vënë në pranga 2 persona.

Mësohet se droga u kap në një automjet në rrugën periferike të Janinës, ndërsa janë arrestuar dy transportuesit shqiptarë 31 dhe 34 vjeç. Droga ishte e ndarë në 3 çanta që përmbanin 9 pako, gjithsej 22 kg e 300 gramë marijuanë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: