GREQI- Policia greke ka sekuestruar 383 kg marijuanë në portin e Igumenicës. Mësohet se droga ishte e ndarë në 70 thasë brenda një kamioni që do të udhëtonte drejt Italisë.

Pas peshimit rezultoi një sasi prej 382 kg e 930 gram. Policia greke ka arrestuar menjëherë drejtuesin e kamionit, një 41-vjeçar, shtetas grek. Ndërkaq po hetohet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: