GREQI- Policia greke sekuestroi 10 kg kokainë, ndërkohë në pranga ranë 3 shqiptarë. Mësohet se autoritetet gjermane kishin zbuluar një pako që vinte nga Kolumbia me destinacion një kompani në Larisa të Greqisë. Pakoja përmbante një pajisje metalike të mbushur me kokainë.

Fill pas kësaj, u njoftuan autoritetet greke për kapjen e pritësve. Operacioni u zhvilluar në 13 tetor ku u kap pritësi i pakos grek 47vjeç ndërkohë që u arrestuan dhe 3 bashkëpunëtoret e tij shqiptarë, të moshës 29, 30 dhe 49 vjeç dhe u shpall ne kërkim një shqiptar 40 vjeç.

Përveç 10 kg 598 gr kokaine, u sekuestruan 802 gr përzierës, 1 pistoletë, 9 fishekë, 3250 euro, 1 prese metalike si dhe 10 celularë. Sakaq, nga shitja e kokainës do fitoheshin 500.000 euro.
droga, euro greqi (1)

droga, euro greqi (5)

droga, euro greqi (4)

droga, euro greqi (3)

droga, euro greqi (2)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: