ITALI – Tre skafistë shqiptarë janë arrestuar në Brindizi të Italisë pasi u kapën me 1550 kg drogë. Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane arritën që pas 7 orë ndjekjeje nga Kepi i Rodonit deri në Mola të Brindizit të neutralizojnë gomonen me skafistët shqiptarë në bord.

Policia Kufitare dhe Migracionit zbuloi mjetin lundrues rreth orës 20.00 të mbrëmbjes së djeshme në zonën e Ishmit. Më pas e ndihmuar nga Guardia di Finanza, arritën të bllokojnë gomonen gati 10 metra të gjatë me drogë.

Në bordin e saj u gjendën 1550 kg lëndē narkotike e llojit kanabis sativa,  si dhe 1 armë zjarri Pistoletë, raporton policia shqiptare në njoftimin e saj.

3 shtetasit shqiptarë të cilët drejtonin mjetin lundrues dhe përfunduan në pranga janë: A.Gj, 34 vjeç, K.M, 26 vjeç, G.Xh, 42 vjeç. Policia shqiptare po vijon punën në bashkëpunim të ngushtë atë  italian   për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku të lëndës narkotike.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: