Policia e Shtetit vijon operacionet kundë kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në të gjithë vendin.

Dy kushërinj janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi iu janë gjetur dhe sekuestruar 65 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Canabis-sattiva”. Redian Qekaj, 30 vjeç, lindur në fshatin Dushkarak, banues në Durrës; dhe Olgert Qekaj, 26 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, janë arrestuar në flagrancë nga seksioni kundër narkotikëve.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre në kuadër të operacionit të koduar “Fillim vjeshte”, policia ka konstatuar një sasi lënde narkotike prej 65 kg “Kanabis”, e cila ishte vendosur dhe e ndarë në 13 thasë.

Gjithashtu një pjesë e lëndës narkotike u konstatua në një stan brenda fshatit Dushkarak, i cili është në pronësi të shtetasve të mësipërm.

Lënda narkotike ishte gati për t’u shitur në momentin e kapjes nga Shërbimet e Policisë së Vlorës.
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një automjeti, tip “Fuoristradë” me targë VL3573C, i cili ishte gati për të transportuar drogën në momentin e kapjes. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithashtu edhe 3 aparatë celularë.

Ndërkohë në Lezhë si rezultat i një operacioni të zhvilluar nga forcat policore, në fshatin Velë e Vendit, janë gjetur të kultivuara 1510 rrënje Cannabis Sattiva, në 5 parcela mes pishave dhe shkurreve të cilat u asgjësuan me djegie. Për këtë operacion është shpallur në kërkim shtetasi N.K. 29 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.

Gjithashtu nga ky operacion i zhvilluar në bashkëpunim me Komisariatin Mirditë, në fshatrat Petoç dhe Kaçinar Mirditë, në 2 parcela janë gjendur të kultivuara 855 rrënjë bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(el.sp/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: