SHKODER“Lufta” e policisë ndaj trafikimit të lëndës narkotike ka çuar në prangosjen e dy personave në Shkodër.

Siç njoftojnë blutë e qytetit veriperëndimor të vendit, të arrestuarit janë Altin Loku, 30 vjeç dhe Dashamir Prroj, 28 vjeç, të dy banues në Shkodër. Këto shtetas u ndaluan, pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndën narkotike. Ngjarja ndodhi përpara shtëpisë së shtetasit Dashamir Prroj në lagjen ”Mark Lula” Shkodër.

Të arrestuarve iu gjetë në posedim një sasi prej 2 kg dhe 321 gramë lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva,

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: