TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg e 12, 4 gram heroinë në një qendër tregtare në kryeqytet dhe ka vënë në pranga 3 persona. Ndërkaq mendohet se 3 persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka zbardhur dhe emrat e 3 personave të arrestuar në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Elis Mali(Sefa), 35 vjec, lindur ne Permet dhe banues ne Tiranë, Elsi Rroshi, 32 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, Aldo Leka, 23 vjeç, lindur ne Bulqizë dhe banues në Tiranë. Sipas policisë personat u arrestuan në ambientet e brendshme te parkingut te një qendre tregtare, ku gjate kontrollit të automjetit te tyre ‘Volswagen’ tip ‘Golf’ me targe AA545ME në të cilën ndodheshin të tre këta shtetas u gjend sasia e drogës.

Gjithashtu ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe automjeti. Policia po punon gjithashtu për identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar në aktivitetin kriminal me shtetasit e mësipërm.
(d.d/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: