ITALI– Policia italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 1 ton marijuanë e cila mendohet se ka ardhur nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Operacioni është ndërmarrë dje në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Leces në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Në pranga ka përfunduar skafisti shqiptar Mario Nazeraj 34 vjeç nga Fieri si dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tij. Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur drogën dhe janë hedhur në det për t’i shpëtuar policisë. Gomonia është e gjatë 7 metra dhe e pajisur me 2 motora të fuqishëm jashtë bordit prej 100 kw.
1524405802_1tokkanabisneitali
Njoftimi i policisë shqiptare për operacionin:
Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.

Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.

Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.

Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.

Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit.

Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb