GREQI- Policia greke ka kapur një jaht luksoz të mbushur plot e përplot me marijuanë. Mediat greke shkruajnë se jahti me flamur italian u kap në veri të ishullit Kithiron sot në orët e para të mëngjesit.
Në brendësi janë gjetur qindra pako të mëdha me marijuanë, me peshë totale 2 ton.
Sipas policisë greke, jahti ishte nisur nga Italia, ishte ngarkuar në brigjet shqiptare dhe më pas ishte drejtuar për në Greqi.
Ndërkaq policia ka arrestuar drejtuesit e jahtit, një shtetas italian dhe një shqiptar.
(m.k/BalkanWeb)