ITALI – Rinard Haxhiaj, është 35 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia e qytetit të Bolonjës për trafik droge.

35 vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë në automjetin e tij ku u gjetën rreth 105 kg marijuanë e futur në pako.

Në banesën e shqiptarit u sekuestruan rreth 5400 euro cash si dhe materiale që përdoren për konfeksionimin e drogës.

Arrestimi i shqiptarit është fryt i operacionit të disa ditëve më parë i koduar “Rexton”.

Nga ky aksion u shkatërruan dy grupeve trafikantësh shqiptarë dhe marokenë që trafikonin drogë në rajonin e Emilia Romagnës, në Lazio e në qytetin e Bolognas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: