MAQEDONI- Një shqiptar nga Pogradeci është arrestuar nga policia maqedonase pasi është kapur me lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Sipas mediave maqedonase shqiptari me incialet D.Ç 44 vjeç është arrestuar në lagjen Raça të Ohrit, pasi në mjetin tip Benz që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan 10 kilogram marijuanë.

Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 gjatë një kontrolli nga policia maqedonase, ndërsa është dërguar në paraburgim në pritje të masës së sigurisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: