ITALI– Një shqiptar është arrestuar nga policia në Bergamo të Italisë pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë shqiptari A.L 35 vjeç.

Ai po ecte ngadalë në autostradë me makinën e tij tip “Ford Focus” kur është ndaluar nga policia për kontroll. Pasi i janë kërkuar dokumentet e identifikimit, shqiptari ka shfaqur shenja nervozizmi dhe policia ka ushtruar kontroll në makinë duke zbuluar rreth 25 kilogram marijuanë të fshehura në sediljen e pasme.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në komunën Osio Sopra, shqiptarit iu gjetën edhe 6 kilogram kokainë, 84 kilogram hashash dhe 43 kilogram marijuanë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: