ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjecar dhe ka proceduar dy të tjerë, pasi gjatë kontrollit të automjetit i gjen dhe i sekuestron 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara. Në pranga ka përfunduar R.Z, 36 vjeç banues në Belsh.

Arrestimi i tij, u bë pasi më datë 13.10.2017, në Lagjen “Emin Matraxhiu” pranë një karburanti duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është ndaluar nga efektivat e policisë dhe gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2800 Euro të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë.Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.
22405573_2046913825594978_8610149361129198289_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: