GJERMANI- Një shqiptar është arrestuar nga policia gjermane në një aeroport në Hamburg, pasi akuzohet se është autor i 13 grabitjeve.

Shqiptari rreth 33 vjeç kishte planifikuar të udhëtonte nga Gjermania për në Algjeri, ndërsa kishte me vete 10 valixhe ku kishte veshmbathje, artikuj kozmetike dhe teknike me vlerë rreth 30 mijë euro.

Gjithashtu ai kishte me vete edhe 14.600 euro cash të cilat janë sekuestruar nga policia gjermane, shkruan “Die Welt”.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën tij në Hamburg-Billstedt, ku i janë sekuestruar sende të tjera me vlerë dhe një pasaportë e falsifikuar franceze.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në paraburgim në pritje të masës së sigurisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: