GREQI- Policia helene ka kapur një automjet luksoz me drogë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Kostur, ku është ndaluar një mjeti tip “Mercedes-Benz” ML, ngjyrë e bardhë, fuoristradë.

droga Greqi (2)

Policia ka ushtruar një kontroll të imtësishëm në impiantin e gazit të mjetit. Brenda në bombol, janë gjetur dhe sekuestruar 35 pako me 31 kg 944 gram marijuanë. Veç bombolës një sasi droge është gjetur e futur dhe në porën e bagazhit.

Në mjetin me targa shqiptare janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2900 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare, 3 celularë dhe 2 karta SIM. Në pranga kanë përfunduar drejtuesi i mjetit shqiptar 43 vjeç dhe bashkëshortja gjithashtu shqiptare 37 vjeçe.

droga Greqi (5)

droga Greqi (4)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: