GREQI – Policia në Korfuz ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e nënës së partneres së tij greke dhe përdhunimin e vajzës së saj.

Sipas CNN grek, ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor 2015 në banesën e prindërve të shtetases greke 27-vjeçare. 30-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka qëlluar nënën e partneres së tij me dru në kokë, pas në sherri mes tyre, duke i shkaktuar vdekjen. Që prej nëntorit 2015 ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje.

Pas hetimeve të policisë, ndaj shqiptarit u ngrit akuzë edhe për përdhunim të miturish, pasi vajza e mitur e 27-vjeçares, nga martesa e parë, iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, dhe rezultoi se ishte abuzuar seksualisht.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb