TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri nga Laçi për prodhim dhe shitje drogash të forta. Sipas të dhënave zyrtare Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, arrestuan 25-vjeccarin Diklen Vata, banues në Laç.

kokainee (3)

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

kokainee (2)

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë.
– 3 aparate celularë
– mjeti i markës “Rover”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: